Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kuvendin e Podujevës, ku është caktuar seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, shkruan Llapi.info.

Në këtë seancë janë vendosur katër pika të rendit të ditës, kurse dy të tjera janë rekomandime për KPF-në.

Ndër to, bën pjesë edhe ndërrimi i statutit të dy shkollave të mesme të Podujevës, ku do të diskutohet nga këshilltarët komunalë.

“Propozimi i Drejtorisë së Arsimit për ndryshimin e Statusit të SHMLT “Fan S. Noli” dhe SHMLE “Isa Boletini” nga Shkolla të Mesme të Larta Profesionale-SHMLP në Institucione të arsimit dhe Aftësimit Profesional – IAAP”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Mbledhja do të mbahet të enjten, ndërkohë që Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për gjitha piket që pritet të miratohen në këtë seancë./Llapi.info