Rreth gjashtëdhjetë banorë të fshatrave të Klinës, kanë penguar qasjen e disa vizitorëve serbë në Kishën e Shën Trojiq në fshatin Poterç i Ulët të kësaj komune.

Rreth orës 11:00 të së hënës ishte paralajmëruar një vizitë e disa serbëve të zhvendosur nga ky fshat, të cilët do të shënojnë festën e sotme, në bazë të së çilës ishte emëruar kjo kishe. Banorët e këtij fshati dhe fshtrave përreth kanë vendosur vetura dhe traktorë, kështu duke bllokuar rrugën për në Kishën e Shën Trojiq.

Nga Policia Rajonale e Pejës për Klan Kosova, kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ndërsa vizitorët serbë ende nuk kanë arritur.

Gjithashtu është njofuar se deri me tani nuk ka ndodhur asnjë incident, ndërsa banorë janë duke qëndruar ende në shenjë proteste për vizitën e paralajmëruar.