Komisioni Hetimor parlamentar do t’i marrë sot në pyetje Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, që ndodhi në mars të këtij viti.
Herën e kaluar kur Presidenti dhe Kryeministri u thirrën nga komisioni për të dhënë dëshmi, nuk arritën të shkojnë për shkak se ishin jashtë vendit.

Sipas njoftimit, pas intervistimit të Presidentit dhe Kryeministrit, do të merren në pyetje edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.

Intervistimi fillon në orën 11:00.