Një trup i pajetë është gjetur para rreth gjysmë në qytetin e Gjakovës, saktësisht, tek ‘Ura e Fshejtë’.
Policia dhe ekipet e tjera kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hetuar rastin.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj për lajmi.net ka dhënë detajet shtesë të rastit.

“Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u hedhur nga ‘Ura e Fshejt’.”, thuhet në detajet e policisë.

Policia ka konfirmuar edhe identitetin e personit të vdekur i cili është i lindur në vitin 1939.

“Patrullat policore me tè gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pa jetë mbi sipërfaqen e ujit. Viktimë e rastit është H. A, kosovar/shqiptar i lindur në vitin 1939”, shkruhet më tej nga policia.

Dhe gjithashtu policia ka konfirmuar se trupi i pajetë i personit me urdhër të prokurorisë të shtetit iu është kthyer familjarëve.