Mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar në fshatin Sibovc të Podujevës, me ç’rast ka konfiskuar një armë të tipit AK-47 ,4 fishek dhe një karikator pa revole dhe një fishek, njofton Llapi.info.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.