Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për rrahjen e rëndë dhe therjen me thikë që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Balloc të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Tre persona kanë marrë trajtim mjekësor, pasi janë goditur fillimisht me shufër dhe pastaj me thikë nga një i dyshuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

      Fsh. Balloc, Podujevë, 16.05.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht me shufër dhe mjet të mprehte thike, tre viktimat meshkuj kosovar. Viktima kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.