Prestarët policorë nga komuna e Podujevës po bëhen shembull i bashkëpunimit dhe inkurajimit të qytetarëve për pjesëmarrjen në aktivitete sportive, njofton Llapi.info.
Përveç sigurimit të mbarëvajtjes së aktivitetit me biçikleta të lajmëruar nga Grupi “Llapi Cycling Group” i cili do të mbahet këtë të diele në Podujevë, edhe njësia policore me biçikleta e Podujevës do të marrë pjesë në këtë aktivitet të çiklizmit. Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur Antigona Citaku, zëdhënëse e stacionit Policor në Podujevë.
Sipas Çitakut, njësiti policor i çiklistëve që do të merr pjesë në aktivitet nuk do të jetë në aspektin e sigurisë por këta policë do të jenë pjesëmarrës si gjithë çiklistët e tjerë.
“Policia përveç që do ta siguroi mbarëvajtjen e këtij aktiviteti për hir të ngritjes së imazhit dhe pasqyrës së bashkëpunimit që ne e kemi me qytetarë e kemi parë të arsyeshme se edhe ne si polici përkatësisht njësia jonë e cila është njësia me biçikleta të marrë pjesë në këtë çiklizëm. Kjo njësi nuk do të jetë në aspektin e sigurisë por këta policë do të jenë pjesëmarrës si gjithë çiklistët e tjerë.”, ka thënë Çitaku.
Ndërsa për mbarëvajtjen e aktivitetit do të përkujdesen 12 pjesëtarë policorë të cilët do ta mbikëqyrin segmentin rrugor.
“Është përgatit plani operacional që do ta mbikëqyr tërë aktivitetin e asaj dite. Sa i përket këtij kilometri që e kemi marr nga organizatorët e kemi parë të arsyeshme që do të jenë 12 policë që do ta mbikëqyrin këtë segment rrugor. Ndërsa forca të tjera që janë në detyrë vec janë në rast se kemi ndonjë incident të papritur por 12 polic janë në këtë segment rrugor në udhëkryqet e nevojshme në rrugët e nevojshme sepse në disa rrugë parashihet edhe bllokimi i komunikacionit kështu që 12 policë janë mjaftueshëm që të shkoi gjithçka në rregull”, ka shtuar Çitaku.
Më tej ajo ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet duke thënë se “Sa më pak vetura aq më pak aksidente”.
“Secili aktivitet që e ngrit vetëdijesimin e qytetarëve sa i përket ambientit apo shëndetit apo edhe komunikacionit ne inkurajojmë që të marrim pjesë me qenë bashkëpunimi i ndërsjelltë mes veti kështu që këto aktivitete janë të mirëseardhura jo vetëm për shoqërinë sepse këto i thjesht shoqërohen njerëzit mes veti, vetëdijësohen për ambient kështu që këto janë të nevojshme edhe për qytetarë dhe per të gjithë se “Sa më pak vetura aq më pak aksidente” dhe aq më komunikacioni i lirë”, tha ajo.
Aktiviteti me biçikleta do të mbahet këtë të dielë nga ora 10:00 në Sheshin e qytetit dhe është organizuar nga Grupi “LLapi Cycling Group” në bashkëpunim me S//sprint Liga dhe Iniciativa Vullnetare “RB” mbështetur nga Stacioni Policor Podujevë, Qendra Kryesore e Mjekësis Familjare Podujevë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe biznese të ndryshme nga komuna e Podujevës./Llapi.info/







