Lajmi.net ka siguruar pamje ekskluzive, që tregojnë momentin dramatik kur dy persona të dyshuar për grabitje arrestohen nga policia e Kosovës.

Personat e arrestuar në këto pamje, dyshohen se kanë thyer disa vetura në parkingun e një restauranti në rrugën Prishtinë – Ferizaj, nga ku më pas brenda tyre kanë vjedhur gjësende me vlerë.

Pamjet tregojnë se si policët në rroba civile arrijnë në vendin e ngjarjes, teksa më pas me armë në dorë njëri prej tyre del nga vetura dhe ia drejton armën zyrtare të dyshuarve.

Më poshtë keni videon.