Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1204 tiketa trafiku.

Se numri i gjobave ka shënuar rritje kjo vërehet dukshëm edhe në raportet ditore të Policisë së Kosovës. Kështu, disa drejtues të automjeteve në një grup të mbyllur në “Facebook”, kanë diskutuar rreth dënimeve që kanë marrë kohëve të fundit në komunikacion.

Një i ri ka deklaruar se për nisjen e vrullshme të veturës ka marrë dënim prej 500 euro, transmeton Indeksonline.