Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Veri të Mitrovicës pasi i njëjti ngarkohet se me thikë ka mbytur babain dhe vëllain e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Betimi për Drejtësi, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

“I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se bazuar në hetimet e para i dyshuari ka përdorë thikën si mjet për t’i goditur babain dhe vëllain e tij.

Aktualisht, në shtëpinë e të ndjerëve ndodhen njësitë policore që po i zhvillojnë hetimet.