Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit, janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.