Ura që lidh dy pjesët e fshatit Dobërdol të Podujevës është shembur gjatë ditës së djeshme, derisa mbi të po kalonte një kamion me peshë të rëndë.

E sot Komuna nisi ndërtimin e një ure të përkohshme.

Por deri në rregullimin e plotë të saj, fëmijët do ta kenë të vështirë të shkojnë në shkollë.