Llapi.info, raportoi dje për një rast të një vetëaksidenti me traktor që ka ndodhur në fshatin Brainë të Podujevës.

E lidhur me këtë rast është deklaruar zyrtarisht sot edhe Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, policia thotë se ekipet policore dhe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM AKSIDENTAL

Fsh. Brainë, Podujevë 23.06.2022 – 07:56. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Rrokulliset me traktor një person në këtë fshat të Podujevës, lëndohet rëndë