“Vrasje në tentativë” e quan Policia e Kosovës, në raportin zyrtar, sulmin fizik ndaj imamit në fshatin Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, njofton Llapi.info.

Në raportin 24 orësh, Policia e konfirmon se për sulmin ndaj hoxhës, janë tre të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, për imamin Berisha, konfirmohet edhe njëherë se gjendet për shërim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

VRASJE NË TENTATIVË

Podujevë 21.07.2022.22:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.