Një rast dhune në familje është regjistruar gjatë të mërkurës në Podujevë, ku një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të policisë, edhe burri edhe gruaja janë shoqëruar në stacionin policor.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 06.07.2022 – 04:35. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua (bashkëshort), pasi që kishin probleme në mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.