Përparim Rama, kryetari i zgjedhur i Prishtinës është kthyer nga Londra në Prishtinë.

Ai është parë në sheshin e Prishtinës, e ku qyteti ka marrë pamje festive në prag të festave të fund vitit. Rama në kohën kur po kalonte nga sheshi shihej duke u fotografuar me qytetarë, gjegjësisht me një fëmijë.

Kameramani i Telegrafit, Burim Mjeku, ka kapur disa momente të kryetarit të Prishtinës në shesh, ndërkaq i pyetur rreth masave të reja antiCOVID, ai tha se maska duhet të mbahet derisa të kalojë pandemia.

Ndryshe, Përparim Rama doli triumfues në zgjedhjet lokale 2021 në Kosovë dhe do të qeverisë me Prishtinën për katër vitet e ardhshme.

VIDEO