Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur pasi ka goditur një person.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në ora 17:05.


I dyshuari pasi e kishte lënduarin viktimën, vetë e kishte dërguar në QMF dhe pas ndihmë së dhënë, viktima është përcjellë për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.