Komision hetimor kanë kërkuar zyrtarët e PDK-së në Podujevë për të hetuar dhënien e subvencioneve në këtë komunë. Në një konferencë për media të kësaj partie, këshilltari komunal, Rafet Llapashtica ka thënë se në bazë të listës së publikuar nga komuna, shumcia e përfituesve janë pensionistë dhe nuk janë bujq.

Koferencën fillimisht e ka hapur kryetari i degës së PDK-së në Podujevë dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës, Naim Fetahu. Sipas tij, janë bërë një numër skandalesh në qeversijen lokale në Podujevë.

“Kanë ndodhur aq shumë shkelje sa duhet edhe prokuroria të hetojë këto shkelje. Kemi keqpërdorime enorme edhe gjatë kohës së pandemisë. Raporti i Auditorit ka gjetur shkelje të mëdha, sikurse edhe raporti financar që vërrtetojnë se ka keqpërdorirme që nga kyetari deri zyrtari më i vogël”, ka thënë Naim Fetahu.

Ndërsa, këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica, i ka përsëritur ato që janë thënë edhe gjatë seancës së fundit komunal për raportin e Auditorit për vitin 2019 dhe raportin financiar janar-shtator 2020. Sipas tij, qeverisja lokale nuk është infektuar nga virusi, por nga korrupsioni.

“Raporti i fundit financiar tregon se si është keqpërdorur ky buxhet komunal. Komuna e Podujevës është një ndër komunat që ka paguar 14 euro një palë dorëza dhe 28 euro një palë rroba ‘të llastikut’. Një autoaambulancë e ka paguar 60 mijë e Mamusha me të njëjta specidikacione 31 mijë euro. Edhe pse komuna ka punuar me staf emergjent ka paguar mbi 17 mijë euro për mirëmbajtjen e automjeteve sikur vitin e kaluar që i bie se automjetet janë prishur në të njëjtin vend”, ka theksuar Llapashtica.

Ai i ka përemendur edhe shpenzimin e mjeteve për vendime bujqësore, ku më shumë se 24 mijë euro janë paguar për shkak se Komuna e Podujevës e kishte larguar nga puna një zyrtare të PDK-së.

“35 mijë euro i ka paguar për mirëmbajtj të mobileve, ndërsa na sivjet kemi hyrë në objektin e ri të administratës. E kemi bërë publike edhe më herët videon ku shihet zyrtari ose menaxheri i prokurimit duke u përpëlit nëpër kafiteri që t’iu bëjë presion operatorëve ekonomikë që të hiqen nga gara. Kërkojmë që të gjitha këto raste edhë zyrtari i prokurimit Rasim Fejza rë japin llogar”, ka thënë ai. “Komuna e Podujevës po i mbanë 30 punëtorë me kontrtë mbi vepër edhe pse e dimë që ligji nuk e lejon më shumë se 4 muaj brenda një viti. Ata duhet, nëse kanë nevojë që t’i punësojnë me kontrata të rregullta dhe të mos i lënë ashtu. Po e publikojmë sot një foto se si Komuna e Podujevës i shpërndan subvencionet në bujqësi, ku shihet sitemi ujitjes si ka përfunduar në arat e Shtedimit. Do të kërkojmë ngritjen e një komisioni për hetimin e subvencioneve se nga lista e publikuar del që asnjëri prej tyre nuk është bujk”, është shprehur Rafet Llapashtica.