Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar ekzekutivin e komunës me arsyetim se po i përdorin veturat zyrtare për t’i bartur votuesit e subjektit të LDK-së.
PDK-ja ka siguruar edhe një foto në lagjen “Akllapi” derisa vetura ka bartur votues të LDK-së, transmeton Koha Ditore.
“Sot në ora 9:10 zyrtarët e Komunës së Lipjanit me veturë zyrtare ka bartur votues duke shkelur rregullat zgjedhore dhe duke keqpërdorur veturat zyrtare për qëllime elektorale të subjektit të LDK-së”,thuhet në komunikatën e PDK-së.