Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi Trump shpalli fitoren në Cramon, duke thënë se Kosovës iu deshën 2 muaj për t’i numëruar të gjitha votat.
Anëtarja e PE-së ka thënë për zgjedhjet në amerikë se duhet respektuar rregullat e demokracisë, shkruan Gazeta Express.
“Në #Kosovë u numëruan votat 2 muaj në zgjedhjet e fundit parlamentare. Respektoni rregullat demokratike”, ka porositur von Cramon.
Ndryshe, pas kërkesave të shumta për rinumërim të votave pas zgjedhjeve qëndrore të tetorit të 2019’ës, si dhe falë votave të ardhura nga Serbia, Nisma arriti të siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Atëkohë, Nisma arriti të marrë 5.02 për qind të votave.