Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot deklaratën e cila përfshinë 7 zotimet elektorale për qeverisje të mirë të Demokraci Plus.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur D+ përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social Facenook.

“Kandidatja për Kryeministre nga LDK, Znj. Vjosa R. Osmani, u zotua me nënshkrim se do t’u përmbahet shtatë “Zotimeve për Qeverisje të Mirë” në rast se zgjidhet Kryeministre”, thuhet në postimin e D+.

Kërkesa për nënshkrimin e deklaratës për qeverisje të mirë ka filluar para 10 ditësh. Deri më sot kjo deklaratë është nënshkruar vetëm nga kandidati i LVV-së, Albin Kurti si dhe kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani.

“Këto zotime janë nënshkruar edhe nga z. Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje. Ftojmë edhe kandidatët për Kryeministër nga subjektet tjera politike që të nënshkruajnë “Zotimet për Qeverisje të Mirë””, thuhet në postim.

Zotimet e nënshkruara nga dy kandidatët përfshinë zvogëlimin e ministrive dhe të zëvendësministrave, udhëheqjen e 30 për qind të ministrive nga gratë, transparencë në mbledhjet e qeverisë, publikimin e kontratave nga qeveria dhe ministritë, depolitizim të emërimit në borde të agjencive dhe ndërmarrjeve publike, si dhe publikim të shpenzimeve të faturave të qeverisë dhe ministrive.

Kandidatja për Kryeministre nga #LDK, Znj. Vjosa R. Osmani, u zotua me nënshkrim se do t’u përmbahet shtatë “Zotimeve…

Gepostet von Democracy Plus am Freitag, 27. September 2019