Parkingjet e destinuara për banorët e banesave po i zihen nga veturat e qytetarëve të tjerë.

E për këtë, banorët po ankohen se veturat e tyre përvec se shpesh bllokohen nga veturat e tjera, ata nuk po kanë ku ti parkojnë veturat e tyre.

Përmes disa foto të dërguar në Faqen Podujeva Night, banorët po thonë se kjo po paraqet problem shpesh’herë duke ua bllokuar veturat e tyre kështu duke mos mundur të marrin veturën e tyre.

Sipas tyre ka pasur raste urgjente kur nuk kanë mundur të dalin me veturat e tyre si pasojë e bllokimit nga veturat tjera.

Ata kanë bërë thirrje te Komuna e Podujevës si dhe Policia e Kosovës që të ndërmarrin diçka lidhur me këtë./Llapi.info/