Një burrë ka tentuar ta vrasë një tjetër në mes të ditës në një kafene në Inxhia të provincës së Vojvodinës në Serbi të shtunën.

Drama brenda lokalit është incizuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet shfaqin një burrë me kapelë që tenton të ekzekutoi një burrë të ulur në kafene. Mirëpo, ai reagon shpejtë dhe i dyshuari largohet për disa çaste.

Megjithatë, ky nuk është fundi i dramës.

I dyshuari rikthehet sërish në vend-ngjarje dhe hedh një granatë dore brenda kafenesë, tregojnë pamjet e sulmit.

Një person u plagos pas hedhjes së granatës, ndërkaq sulmuesi është vënë në kërkim policor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)