100 metra larg shtëpive të banuara gjendet ky vend, që sipas një banori të fshatit  Lup i Podujevës, është shndërruar nga biznesmenët si vend për therjen e kafshëve, shkruan Llapi.info.

Mbetjet e kafshëve pas prerjes, sipas këtij banori që ka dashur të mbetet anonim, është duke i dëmtuar jashtëzakonisht shumë edhe për shkak të kundërmimit dhe shpërndarjes së qenve endacakë.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të merren masa për pastrimin e kësaj hapësire dhe moslejimin që të theren kafshët në këto pjesë të fshatit Lup.