Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident rreth orës 15:30 në autostradën “Arben Xhaferi”, më konkretisht në fshatin Bibaj.

Si pasojë, një person ka humbur jetën, derisa një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Në videon e publikuar në Facebook shihen anësoret e autostradës të këputura derisa personat në makinë të cilët kanë incizuar, dalin që t’iu ofrojnë ndihmë personave të aksidentuar.

“Sot, më 25.07.2020 reth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Aksident i tmerrshem 🙁🙁Kujdes o njerez se veturat nuk fluturojne 😡😡Ishalla kurre nuk ju bjen me pa qka kemi pa na qaty 🙁🙁

Gepostet von Taff Berisha am Samstag, 25. Juli 2020