Forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë stacionuar në shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Aktualisht, gazetarët janë lënë më larg hyrjes së shtëpisë së Thaçit, teksa brenda po kryhen bastisje, shkruan lajmi.net.
Aty është parë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe avokati Dastid Pallaska.
Bastisje janë duke u kryer edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit dhe banesën e Kadri Veselit.
Lajmi.net do iu mbajë të informuar në kohë për zhvillimet më të reja.