Lokale - eSIMy

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli ka folur pas takimit të ekipit negociator me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se në takim u tregua angazhimi i Kosovës ndaj procesit të dialogut.

Siç tha Pacolli, marrëveshja duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE-, NATO dhe OKB.

“Bashkë me udhëheqësin e Grupit të Dialogut, Limaj dhe anëtarët e tjerë patëm një takim me Federica Mogherinin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Treguam angazhimin e Kosovës ndaj këtij procesi që duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Pacolli.