Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk iu ka kundërpërgjigjur Agim Veliut, nënkryetarit të parë të partisë, e deklaratave që ky i fundit i dha gjatë ditës për Gazetën Express.

Në një paraqitje para mediave, Osmani që ishte kandidate e LDK-së, për kryeministre në zgjedhjet e jashtëzakonshme tha e pyetur nga T7 se nuk e dinë se çfarë deklarata ishin ato.

E njëjta, po thotë se disponimi në kryesi ishte i mirë sot.

“Nuk e di për besë çfarë deklarata kanë qenë ato, disponimi në kryesi ka qenë shumë i mirë si dhe nuk ka pas asnjë vendim për me ngri diskutimin, përkundrazi vendimi në kryesi ka qenë për me ngritë çështjen në nivel të ekspertëve që të diskutohen çështje programore dhe të mos të lihen ato pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Osmani.

Sot ndërkaq në një përgjigje për Gazetën Express, Agim Veliu nënkryetar i parë i LDK-së tha se zgjedhjet e fundit LDK ka humbur, duke ju referuar një deklarate të Osmanit që tha një ditë më parë se Lidhja Demokratike pati rezultatin më të mirë që nga zgjedhjet e vitit 2004.

I njëjti ka komentuar edhe mundësinë që ajo të emërohet si Ministre e Punëve të Jashtme.