Pasi analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, në ditën e parë të saj të punës, kjo e fundit ka reaguar menjëherë përmes një shkrimi në Facebook.
Mushkolaj i ka cilësuar si “t’lodhta, e blla blla” vizitën e Osmanit në Prekazë, ndërsa kjo e fundit i tha se përderisa ajo ka ngritur zërin për krimet e kryera nga Serbia, sipas saj, dikush i quan “blla-blla”.
Lexo Edhe:
Hetuesit e Speciales futen në oborrin e shtëpisë së Thaçit
“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar Osmani.
Mushkolaj përmes një postimi në Facebook kishte shkruar “T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”.
Osmani dje mori pozitën e ushtrueses së presidentes, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale