Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në një rast në Podujevë, ku në një lokal dyshohet se është bërë organizim i skemave piramidale, njofton Llapi.info.

Në atë lokal janë gjetur pesë aparate të lojërave të fatit, të cilat janë konfiskuar nga Policia.

Njoftimi i plotë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

Rr. 19 Qershori, Podujevë, 26.05.2022 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 aparate të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, në procedure të rregullt. Rasti duke u hetuar.