Foto ilustrim

Polica e Kosovës, ka arrestuar një person në Kamenicë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, Policia e Kosovës në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë ka arrestuar një person.

Siç bëhet e ditur, i njëjti person nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarit policor dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.