Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasa Kandiq, ka deklaruar se një zyrtar serb qysh nga viti 2000 e di për vendndodhjen masive të varrezave shqiptare në Serbi. Kandiq tha se kur ishin zbuluar varrezat në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac, një zyrtar serb tha se ti akoma lokacione të tjera me varreza ku gjenden trupat e shqiptarëve, madje kishte dhënë informacione bindëse.

“Përmendte që ato mund të ndodheshin përgjatë autostradës, dhe po këtë anëtarin e njëjtë të grupit punues e kisha dëgjuar edhe gjatë një gjykimi, dhe në pyetjen e trupit gjykues, meqë ai fliste detajisht për varrezat në Batajnicë e Petrovo Selo para se gjithash, ai gjithashtu u përgjigj në pyetjen e trupit gjykues dhe në pyetjen time, nëse sipas tij ka ende varreza masive? Ai kishte thënë se sipas të dhënave, sipas asaj çfarë mungon nga mbetjet mortore të shqiptarëve të vdekur, ai konsideronte se kishte indikacione serioze që ka ende varreza masive. Por nuk kishte të dhëna që ai të mund të konkretizonte dhe përmendte me emra apo lokacione, vendet ku ato varreza ndodheshin. Ai ishte person që kishte më së shumti të dhëna, kështu që unë do t’i besoja atij çfarë ka thënë, por nuk e di se nga Nenad Çanak e nxori këtë. Ai më nuk foli për këtë”, ka thënë Kandiq në një intervistë për KTV.


Kandiq po ashtu ka thënë se nuk e ka idenë për informatat që mund të ketë politikani serb Nenad Çanak, kur para pak kohësh në një emision televiziv tha se në Serbi janë 16 varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo ajo thotë se ka akoma dëshmitarë serbë që janë në dijeni për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.