Në oborrin e një shtëpie në Drenovc të Rahovecit është gjetur një granatë dore.
Rasti e ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh duke bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rastin në polici e kishte paraqitur vetë pronari i shtëpisë duke treguar se më herët me të dyshuarin kishte pasur mosmarrëveshje.
Përveç granatës, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur edhe disa armë.






