Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht zyrtaret policore në rrugën “Qemaj Stafa”, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar tre radiolidhje, tre telefona celular, disa kartela të bankës dhe një qelës veture.

“Rr. Qemajl Stafa, Prishtinë 01.06.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin tij i janë gjetur dhe sekuestruar tre radiolidhje, tre telefona celular, disa kartela të bankës dhe një qelës veture. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK/