Një burrë është gjetur sot pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Makërrmal të Komunës së Skënderajt.

Lajmin për Klan Kosova.TV e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij një burrë i moshës afro 82-vjeçare. Rasti është lajmëruar nga familjarët e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq Zahiti ka treguar se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.