Lokale - eSIMy

Nga sot,e premte, besimtarët myslimanë do të kenë mundësi ta falin namazin e Xhumasë në dy orare të ndryshme. Ky organizim do të vazhdojë deri në ndërrimin e orës.

Sipas njoftimit, Xhumaja e parë do të falet nga ora 12:00, nën udhëheqjen e hoxhës Mulla Idriz Bilalli, ndërsa Xhumaja e dytë do të mbahet nga ora 13:05, me hoxhën Florent Restelica.

Ky organizim u mundëson besimtarëve të zgjedhin orarin më të përshtatshëm për pjesëmarrje në faljen e namazit të Xhumasë.