Nga nesër tregut medial në Kosovë do t’i shtohet edhe një Televizion informativ.
Tëvë 1 do të jetë në mesin tonë qysh nga ora 20:00 e së martës, me transmetim 24 orësh, i cili do të jetë pjesë e të gjitha platformave kabllore televizive në Kosovë.
Kanali ka kryer të gjitha përgatitje dhe nga nesër do të fillojnë edhe programet e prodhuara nga stafi i tij.
Tëvë1 mëton të mos jetë televizion i “zhurmave” dhe i hapësirës së “gjithologëve”, por një televizion që do t’u përmbahet standardeve profesionale të gazetarisë.
Tëvë1 do të jetë aty ku kërkohet të dëgjohet zëri i qytetarit, dhe aty ku qytetari ka nevojë të mësoj të vërtetën rreth zhvillimeve që ndodhin në vend dhe më gjerë.
Tëvë1 do të jetë televizion me skemë të pasur programore me interes për të gjitha grupmoshat dhe kategoritë shoqërore.
Pronar i këtij televizioni është një biznesmen nga Shajkoci i Komunës së Podujevës./Llapi.info






