Të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nga e hëna do ta vazhdojnë procesin mësimor në shkolla, për pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky vendim është bërë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë vikendit klasat pritet të dezinfektohen ndërsa komunat i kanë thënë ministres së janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor në shkolla.

“Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë aktorët të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. Shëndet e suksese”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.