Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, do t’i ndërtojnë edhe pesë shtëpi të reja për familjet llapjane në nevojë, njofton Llapi.info.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai tha se u është shumë falënderues të gjithë donatorëve për ndihmat dhe kontributin.

Shkrimi i plotë:

🏠 Për bajram gëzuam 5 familje – duke iu kumtuar lajmin për ndërtimin e shtëpive

Në prag të festës së Kurban Bajramit, bashkë me hoxhën Halil Kastrati ua kumtuam lajmin 2 familjeve në Dumnicë të Poshtme dhe në periferi të qytetit për ndërtimin e shtëpive nga memorandumi i bashkëpunimit që kemi si komunë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Për shkak të agjendës së ngjeshur unë u detyrova të kthehem në zyre, kurse hoxha bashkë me komisionin ka vazhduar për t’ju kumtuar lajmin e mirë edhe 3 familjeve të tjera në zonat tjera.

U jemi shumë falënderues të gjithë donatorëve për ndihmat dhe kontributin!