Naser Oriq, ish udhëheqës ushtarak boshnjak, është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Oriq dhe një ushtar që kishte nën komandë akuzoheshin se kanë vrarë të burgosurit serbë nëpër fshatra rreth Srebrenicës në vitin 1992, pak vite para sulmit që serbët do ta kryenin e që do të përfundonte me masakrimin e tetë mijë burrave dhe grave boshnjak, shkruan Deutsche Welle, përcjell Klan Kosova.

51 vjeçari ishte ndaluar në Zvicër me një urdhërarrest të Serbisë në vitin 2015. Megjithatë autoritete zvicerane vendosën që ta ekstradojnë atë në vendin amë, ku edhe po kryhej një hetim ndaj tij.

Gjykata në Sarajevë sot ka marrë vendim që ta lirojë atë nga akuzat që e rëndonin.

Oriq në të kaluarën ka punuar si truprojë e ish presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.