Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se partia e tij nuk dëshiron ta pengoj njëherë qeverinë, pasi ende është muaji i mjaltit.

Në emisonin “Pressing”, analistët akuzuan LDK-në si opozitë konstruktive, transmeton Indeksonline.

Muhaxheri në lidhje me këto akuza, pati një përgjigje.

“Qeveria sapo ka nis punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa ne nuk po dojmë pak me jau prish këtë muaj të mjaltit, po presim që thotë populli me ja lshu lakin pak ma gat tani lidhet vet në lak të vetin”, tha Muhaxheri.