Dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, janë arrestuar në ditën  3 dhe 4 janarit në pikë kalimin kufitar në Merdar, njofton Llapi.info.

Sipas raportit të PK- së të dy të kërkuarit janë arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

Njëri prej tyre për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës teksa, personi tjetër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info