Kim Mehmeti ka thënë se po të ishte në vendin e Vetëvendosje nuk do ta kishte aspak problem se me cilën parti do ta bënte qeverinë.
“Mbase jam i detyruar ta bëjë këtë”, thotë Mehmeti në Rubikon të KTV-së.
“Unë kur dua të ironizojë them se këta të Klanit Pronto edhe kur të vjedhin të rrahin, të shajnë. A këta profesorët e LDK-së njërën dorë ta fusin në xhep me tjetrën të ledhatojnë kokën. Pra këtu qëndron dallimi, në disa imtësira”, ka thënë Mehmeti.
Shkrimtari e analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, duke folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se politikanët shpeshherë ambiciet personale i kanë më të forta se interesin e vendit për të cilin flasin.
“Posaçërisht kjo vlen për LDK-në, sepse mos të harrojmë, LDK-ja është parti e cila deri tani, prej luftës e këtej ka marrë pjesë në qeverisje. Dhe partitë që njëherë kanë marrë pjesë në qeverisje janë ngapak të rrezikshme”, ka thënë Mehmeti, në Rubikon të KTV-së.
Ai ka treguar më tej se pse mendon kështu.
“Ato mendojnë se Kosovës i mungon sundues. E jo që Kosovës i mungojnë burrështetas të përgjegjshëm, që unë mendoj se mund të jenë zotërinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë më tej ai.