Xherdan Shaqiri pa dyshim është lojtari më i dekoruar shqiptar, pasi trofetë për të ndër vite kanë qenë të zakonshme.
Kjo falë edhe karrierës së tij mbresëlënëse me klube si Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke dhe tani te Liverpool.
Këtë edicion Shaqiri e ka pasur të vështirë, por ka edhe copëza të tij në titullin e parë të Liverpoolit në 30 vjetët e fundit. Ky trofe i ka munguar shqiptari, që luan në Ligën Premier tash e pesë vite.
Në këtë sezon ai ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje (10 në të gjitha garat) dhe ka shënuar një gol.
Karriera e Shaqirit ka qenë e mbushur me trofe, ku e nisi me Baselin, duke fituar tre tituj të kampionit të Zvicrës dhe dy kupa.
Ai kaloi te Bayern Munich ku e ka fituar dy herë Bundesligën, dy herë kupën e Gjermanisë, një herë Superkupën, një herë Ligën e Kampionëve, një herë Superkupën e Evropës dhe një herë Kupën e Botës për klube.
Sa ishte tek Interi, nuk arriti të fitojë asgjë, njëjtë edhe tek Stoke City.
Me Liverpoolin ai ka koleksionuar disa medalje të arta. E nisi me Ligën e Kampionëve, pastaj vazhdoi me Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
Në vitrinën e tij plot ar, tani ai do ta ketë edhe medaljen e titullit të Ligës Premier.
Jo më kot, shpesh në Kosovë e kanë quajtur ‘Xherdani i Artë’. /Telegrafi/