Situata epidemiologjike Kosova është përkeqësuar pasi vetëm gjatë ditë së djeshme janë konfirmuar rekord i rasteve, 661.

Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar sot një varg masash për luftën kundër COvid-19.

Nga këto propozime është njoftuar një mbylle totale për tre dite. Gjatë këtyre tre ditëve do të punojnë vetëm furrat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompave të derivateve.

Siç mëson Express sot do të kumtohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

1.2 Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.