Policia e Shtetit të Shqipërisë, ka thënë se janë duke vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës.
Policia thotë se mbi 2400 punonjës policie janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti.
“Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Mbi 2400 punonjës policie të angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti.
Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.
Sipas policisë, mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë.