Shoqata e Malazezëve të Kosovës uron të gjithë shqiptarëve të Kosovës Ditën e Flamurit.
Kryetari i kësaj Shoqate, Sllobodan Vujiçiq, përveç urimit për festë, ka uruar që në vitin e ardhshëm të ndodhë marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Pa paqe të qëndrueshme me Serbinë, pa respektim të të gjitha pakicave dhe pa pranim e sistemit evropian të vlerave, nuk do të ketë zhvillim ekonomik as përmirësim të jetës për qytetarët e Kosovës. Përgjegjësia më e madhe për gjendjen e tanishme dhe të ardhme u takon shqiptarëve të Kosovës, si popull shumicë që janë. Prandaj, besojmë që do të kenë fuqi t’i tejkalojnë të gjitha sfidat dhe t’i arsyetojnë pritjet e miqve të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi”, thuhet në urimin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.