Skuadra nga Podujeva, KF Llapi ua ka vazhduar kontratën shtatë lojtarëve kryesorë të skuadrës, shkruan Llapi.info.

Kapiteni Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri, kanë firmosur me klubin nga Podujeva edhe për një vit.

“Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv.kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi e Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve në Evropë, u dakorduan për vazhdimin e kontratave edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22. Kontratë me skuadrën deri më 2022 kanë portieri: Marijan Coriq, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu e Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defensiv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Llapit.

Duhet theksuar se gjatë ditës së sotme, Llapi ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me ekipin e Shkupit./Llapi.info