Ndeshja e sotme mes ekipit llapjan FT’ Llapi dhe atij prizrenas FT’ Liria ka përfunduar 2:0 në favor të vendasve, shkruan Llapi.info
Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit u treguan më efikas, duke shënuar dy herë.
Mirlind Daku në minutën e 56′ “dridhi shtyllën e Lirisë duke u dhënë fuqi edhe më të madhe llapjanëve për të shënuar edhe në minutën e 85’ golin e radhës nga Kushtrim Shabani.
Pas kësaj fitore Llapi arrin në kuotën e 56 pikëve dhe mban vendin e katërt, kurse Liria që është vetëm tre pikë larg zonës së rrezikshme ka 27 pikë.