Rasim Ljajiq, njëherit edhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit ka thënë se janë duke mbikqyrur çmimet e artikujve ushqimore në Kosovë.
Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq, njëherit edhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit ka thënë se janë duke mbikqyrur çmimet e artikujve ushqimore në Kosovë.

Ai ka theksuar se nuk ka mungesë të arikujve, por se rezerva ka edhe për një javë deri në 1- ditë, transmeton lajmi.net.

“Jemi duke bërë çdo gjë në fuqinë tonë në mënyrë që njerëzit tanë të mos brengosen për gjërat elementare për jetë”, deklaroi Pjajiq për “TV Pink”.

“Ajo që është e rëndësishme është se ushqim për momentin ka, janë gjërat elementare, nuk mund të themi se edhe për sa kohë, besoj një javë deri në 10 ditë”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se furnizimi më i vështirë është në veri të Mitrovicës, pasi edhe ka ankesa për rritje të çmimeve pas rritjes së taksës ndaj mallrave serbe.